I kërkuar në Itali për prostitucion, kapet në Elbasan 56 vjeçari me 3 emra

Një 56 vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 4 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni. Sipas bluve, atij i kanë mbetur dhe 2 vite burg për t’i kryer në vendin tonë. “Kapet dhe vihet në pranga një 56-vjeçar i dënuar nga autoritetet në Itali, me 4 vjet burgim, për […]

Shkurt 7, 2024 - 13:06
 0
I kërkuar në Itali për prostitucion, kapet në Elbasan 56 vjeçari me 3 emra

Një 56 vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 4 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas bluve, atij i kanë mbetur dhe 2 vite burg për t’i kryer në vendin tonë.

“Kapet dhe vihet në pranga një 56-vjeçar i dënuar nga autoritetet në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin: Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56 vjeç, banues në Elbasan.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e këtij shtetasi, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë, 2 vjet burgim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.