I kërkuar në Itali për trafikim kokaine, arrestohet me qëllim ekstradimi 41-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 3” është lokalizuar dhe arrestuar provizorisht për t’u ekstraduar në Itali, 41-vjeçari Pllumb S., banues në Kamëz. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Perugias, Itali, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje […]

Shkurt 18, 2024 - 10:13
 0
I kërkuar në Itali për trafikim kokaine, arrestohet me qëllim ekstradimi 41-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 3” është lokalizuar dhe arrestuar provizorisht për t’u ekstraduar në Itali, 41-vjeçari Pllumb S., banues në Kamëz.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Perugias, Itali, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Në vitin 2022, 41-vjeçari në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë krijuan grup kriminal me qëllim trafikimin dhe më pas shitjen e kokainës në sasi të ndryshme.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.