I kujtoi ish-in, 19-vjeçari godet me thikë dhe çekiç për vdekje të dashurën

Lajmi për arrestimin e një 19- vjeçari nga Teksasi pasi rrëfeu se kishte vrarë të dashurën e tij duke e qëlluar  me çekiç, duke e mbytur dhe goditur me thikë për vdekje ka tronditur mbarë opinionin publik. Jamaurea Jermaine Britton akuzohet për vrasjen me dashje të 18-vjeçares Dejah Hood. Policia gjeti trupin e pajetë të [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 12:10
 0
I kujtoi ish-in, 19-vjeçari godet me thikë dhe çekiç për vdekje të dashurën

Lajmi për arrestimin e një 19- vjeçari nga Teksasi pasi rrëfeu se kishte vrarë të dashurën e tij duke e qëlluar  me çekiç, duke e mbytur dhe goditur me thikë për vdekje ka tronditur mbarë opinionin publik.

Jamaurea Jermaine Britton akuzohet për vrasjen me dashje të 18-vjeçares Dejah Hood. Policia gjeti trupin e pajetë të vajzës pas pallatit ku ajo banonte.

Hood u raportua e zhdukur nga familjarët e saj. Familja e saj u shqetësua pasi vajza kishte dalë me miqtë, përfshirë Britton, të hënën mbrëma dhe nuk u kthye në shtëpi dhe as iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve.

Sapo policia ka mbërritur në shtëpinë e 19 vjeçarit, ka vënë re gjak në mure dhe ka gjetur trupin e vajzës fatkeqe të mbështjellë me qese plehrash.

Si nisi gjithçka?

Ai mori vajzën dhe foshnjën një vjeçare për të cilën ajo kujdesej nga banesa e saj mbrëmjen e së hënës, tha ai në deklaratën e tij. Më pas ata shkuan në shtëpinë e tij për ta ndihmuar. Kur ata mbërritën atje, ai hyri në kuzhinë dhe filloi të mendonte për ndarjen e tij të fundit me të dashurën e tij, gjë që e nervozoi edhe më shumë

Ai më pas tha se Hood iu afrua dhe i ngacmoi veshin, diçka që e bënte shpesh ish-i i tij. Ky veprim e tërboi Britton, i cili më pas kapi një shishe qelqi dhe e goditi Hood në pjesën e pasme të kokës, duke e rrëzuar në tokë.

Menjëherë pas kësaj ai dyshohet se e ka goditur me grusht dhe e ka mbytur. Por zemërimi i tij nuk u ndal me kaq, por ai përdori një çekiç ku e goditi vazhdimisht në kokë derisa u thye doreza e tij prej druri.

Ai tha se mendonte se vajza kishte vdekur dhe tentoi të vriste veten dy herë. Përpjekja e tij e dytë u ndal nga një fqinj i cili dëgjoi zhurmën dhe donte të shihte se çfarë po ndodhte.

Britton mbuloi trupin e Hood dhe hapi derën për të, duke e siguruar atë se gjithçka ishte në rregull. 19-vjeçari më pas dëgjoi viktimën duke thirrur emrin e tij, duke kuptuar se ajo ishte ende gjallë. Pikërisht atëherë ai e sulmoi sërish duke e goditur me thikë disa herë.

Ai e përfundoi aktin e tij të neveritshëm duke e mbështjellë trupin e pajetë të vajzës me çarçafë dhe e hodhi pranë pallatit ku banonte. Në mëngjes Britton u kthye në vendin ku kishte lënë trupin dhe e kishte mbuluar me gjethe.

/abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.