“I mbron në televizion, por rrugëve i rreh”- Juli akuzon Rozën për dhunë ndaj kafshëve: Të kam parë kur e godite qenin tënd

Aktori Julian Deda dhe moderatorja Roza Lati, së fundmi janë përfshirë sërish në një debat me njëri-tjetrin në BBV, ku shkak janë bërë kafshët. Debati mes dy banorëve nisi pasi Roza u shpreh se është qesharake që aktori ka bërë një reklamë të një produkti për prostatën, ndërsa Juli i acaruar e ka akuzuar Rozën […]

Janar 23, 2024 - 11:11
 0
“I mbron në televizion, por rrugëve i rreh”- Juli akuzon Rozën për dhunë ndaj kafshëve: Të kam parë kur e godite qenin tënd

Aktori Julian Deda dhe moderatorja Roza Lati, së fundmi janë përfshirë sërish në një debat me njëri-tjetrin në BBV, ku shkak janë bërë kafshët.

Debati mes dy banorëve nisi pasi Roza u shpreh se është qesharake që aktori ka bërë një reklamë të një produkti për prostatën, ndërsa Juli i acaruar e ka akuzuar Rozën se i rreh qentë e saj pavarësisht se sipas tij, “shtiret” duke dalë në televizion për t’i mbrojtur.

Nga ana tjetër, ky koment nuk është pritur aspak mirë nga Roza, e cila tha se e ka gjuajtur me shpullë qenin për ta disiplinuar, pasi ka pasur frikë që i hidhet ndonjë fëmije dhe e lëndon atë.

Pjesë nga debati:

Roza: Ti e bërë reklamë një ilaçi që është për prostatën

Juli: Aty kam marrë parat unë

Roza: Më ka ardhur me qesh, dhe kam dashur të dijë, po ti që je homofob dhe të bësh reklamë ilaçin e prostatës a nuk është qesharake.

Juli: Po ik o Roz me këto provokime. Ma sqaro pak për qentë që i rreh rrugëve, që del dhe i mbron nëpër televizor dhe pastaj i rreh rrugëve. Qenin tënd Sashën e shkretë.

Roza: Ej nuk jeton Sasha kujdes. Un e kam pat fëmijën tim atë.

Juli: Ti kur flet për dhunë duhet të kuptosh që ti i ke dhunuar kafshët

Roza: Kafshët nuk dhunohen kafshët disiplinohen

Juli: Ti e ke rrahur kafshën për ta disiplinuar? Unë nuk e kam rrahur qenin tim.

Roza: I kam gjuajtur me shpullë se normal kur i hidhet fëmijës se do ti marrë topin, normalisht që do ti gjuaj me shpulla

Juli: Të kam parë rrugës dhe nuk ju hodh as fëmijës dhe asnjë gjë. Posht te lagja.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.