I mituri përplas për vdekje këmbësoren në Belsh! 54-vjeçari e ndihmon të largohet nga vendngjarja
Një 16-vjeçar është ndaluar nga Policia pasi ka përplasur për vdekje me motor një këmbësore. Ngjarja ka ndodhur në Belsh-Grekan, e ndërsa pas aksidentit i riu është larguar me shpejtësi nga vend i ngjarjes. Për këtë është ndihmuar edhe nga P. Ç. , 54 vjeç, banues në fshatin Grekan, pasi ka larguar nga vendi i […]
Një 16-vjeçar është ndaluar nga Policia pasi ka përplasur për vdekje me motor një këmbësore.
Ngjarja ka ndodhur në Belsh-Grekan, e ndërsa pas aksidentit i riu është larguar me shpejtësi nga vend i ngjarjes.
Për këtë është ndihmuar edhe nga P. Ç. , 54 vjeç, banues në fshatin Grekan, pasi ka larguar nga vendi i aksidentit, motorin që drejtonte i mituri.
Për rrjedhojë është vënë në prangat e Policisë.
“Një 16-vjeçar, pasi me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen R. L., 75 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë humbi jetën. Për këtë rast, u arrestua dhe shtetasi P. Ç. , 54 vjeç, banues në fshatin Grekan, pasi ka larguar nga vendi i aksidentit, motorin që drejtonte i mituri”, njofton policia.
/a.r
What's Your Reaction?