I mori lekë gruas në Lushnjë duke e mashtruar se do i parashikonte fatin, Policia në kërkim të fallxhores

Një denoncim i pazakontë është regjistruar në Komisariatin e Lushnjes. Një 60-vjeçar ka denoncuar një grua, pasi kjo e fundit i kishte mashtruar bashkëshorten dhe i ka marrë një shumë parash, duke e gënjyer se do t’i parashikonte fatin. Policia njofton se po punon identifikimin dhe për kapjen e saj. “Në Komisariatin e Policisë Lushnjë […]

Nëntor 23, 2023 - 14:46
 0
I mori lekë gruas në Lushnjë duke e mashtruar se do i parashikonte fatin, Policia në kërkim të fallxhores

Një denoncim i pazakontë është regjistruar në Komisariatin e Lushnjes. Një 60-vjeçar ka denoncuar një grua, pasi kjo e fundit i kishte mashtruar bashkëshorten dhe i ka marrë një shumë parash, duke e gënjyer se do t’i parashikonte fatin.

Policia njofton se po punon identifikimin dhe për kapjen e saj.

“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasi A. I., 60 vjeç, banues në fshatin Zhamë, se në banesën e tyre, një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin. Po punohet për identifikimin dhe për kapjen e kësaj shtetaseje.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.