I mori paratë e dritave një qytetari, e pëson ish-punonjësi i postës

Policia e Lushnjës ka nisur hetimet për një ish-punonjës të Postës Shqiptare. Ky i fundit akuzohet se gjatë kohës që ka kryer këtë

Mars 5, 2024 - 13:40
 0
I mori paratë e dritave një qytetari, e pëson ish-punonjësi i postës

Policia e Lushnjës ka nisur hetimet për një ish-punonjës të Postës Shqiptare. Ky i fundit akuzohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash.

Sipas policisë, punonjësi me iniciale R. G., ka përvetësuar një shumë parash, pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin R. G., 46 vjeç, banues në fshatin Belinë, ish-punonjës i Postës Shqiptare, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash (pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike)”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.