I moshuari del në mëngjes nga shtëpia dhe nuk kthehet më, djali bën denoncimin në polici

Mjë 75-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen e tij. Policia njofton se i moshuari ka dalë në mëngjes në orën 10:00 nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Djali i tij ka bërë denoncimin në polici, për të gjetur babain e tij. Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka kallëzuar shtetasi T. L., 30 vjeç, banues […]

Nëntor 21, 2023 - 17:01
 0
I moshuari del në mëngjes nga shtëpia dhe nuk kthehet më, djali bën denoncimin në polici

Mjë 75-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Policia njofton se i moshuari ka dalë në mëngjes në orën 10:00 nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Djali i tij ka bërë denoncimin në polici, për të gjetur babain e tij.

Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka kallëzuar shtetasi T. L., 30 vjeç, banues në Tiranë, se ditën e djeshme, rreth orës 10:00, ka humbur kontaktet me babanë e tij, shtetasin H. L., 75 vjeç, banues në fshatin Sebisht, Librazhd, i cili pasi ka dalë nga banesa në mëngjes nuk është kthyer më. Policia vijon punën për gjetjen e 75-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.