I njohur si “baroni i drogës”, arrestohet në Kosovë Gëzim Çela, ‘koka’ e madhe e trafikut

Arrestohet në Kosove Gëzim Çela. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së shtetit. Çela akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal. Cela njihet si baroni i Fushë Kuqes. Çelaj është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Në vitin […]

Dhjetor 8, 2023 - 19:17
 0
I njohur si “baroni i drogës”, arrestohet në Kosovë Gëzim Çela, ‘koka’ e madhe e trafikut

Arrestohet në Kosove Gëzim Çela. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së shtetit. Çela akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal. Cela njihet si baroni i Fushë Kuqes.

Çelaj është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

Në vitin 2015,  Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai luante rolin e korrierit të drogës që kishte marrë në Prishtinë. Në të njëtën kohë në Prishtinë u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.