I njohur si i “tmerrshmi” i Beratit, Aleksandër Kuqo lë qelinë e burgut (DETAJE)

Lirohet nga amnistia Aleksandër Kuqo, i njohur si i “tmerrshmi” i Beratit. Anila Hoxha duke u bazuar tek burime pranë drejtorisë se përgjithshme të burgjeve, raporton për Top Channel se Kuqos i kishte mbetur dhe një vit e gjysmë burg për ta vuajtur në burgun e Beratit. Aleksandër Kuqo është një prej atyre personazheve që […]

Qeshor 3, 2024 - 14:10
 0
I njohur si i “tmerrshmi” i Beratit, Aleksandër Kuqo lë qelinë e burgut (DETAJE)

Lirohet nga amnistia Aleksandër Kuqo, i njohur si i “tmerrshmi” i Beratit.

Anila Hoxha duke u bazuar tek burime pranë drejtorisë se përgjithshme të burgjeve, raporton për Top Channel se Kuqos i kishte mbetur dhe një vit e gjysmë burg për ta vuajtur në burgun e Beratit.

Aleksandër Kuqo është një prej atyre personazheve që ka mbushur për vite të tëra faqet e medias së shkruar dhe lajm i parë në mediat vizive.

Ai ka një histori që nis shumë vite më parë, por në vitin 1999 u dënua në mungesë në Itali me burgim të përjetshëm për disa krime, mes të cilave “vrasje me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.