I paralizuari rrezikon burg të përjetshëm, kishte mbushur karrigen me rrota me kokainë

Zyrtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut kanë zbuluar 11 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, e fshehur në jastëkët e një karrigeje elektrike me rrota. Droga me vlerë rreth 1.5 milionë dollarë iu gjet një burri 51-vjeçar me probleme për të lëvizur teksa ishte duke kaluar në doganë. Ai u arrestua dhe rrezikon dënim […]

Tetor 16, 2023 - 10:45
 0
I paralizuari rrezikon burg të përjetshëm, kishte mbushur karrigen me rrota me kokainë

Zyrtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut kanë zbuluar 11 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, e fshehur në jastëkët e një karrigeje elektrike me rrota.

Droga me vlerë rreth 1.5 milionë dollarë iu gjet një burri 51-vjeçar me probleme për të lëvizur teksa ishte duke kaluar në doganë. Ai u arrestua dhe rrezikon dënim përjetë nëse shpallet fajtor pasi ndëshkimet për trafikun e drogës në Hong Kong janë tepër të rënda.

Stafi i doganës nisi të dyshonte për diçka që nuk shkonte në karrigen me rrota pasi pa se dyshekët e saj ishin hapur dhe mbështetësja ishte riqepur.

Burri, i cili nuk është nga Hong Kongu dhe kishte probleme me lëvizjen, u tha zyrtarëve se ai ishte drejtor i një kompanie makinash me qira dhe se karroca me rrota i ishte huazuar nga një mik.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.