I pari që e pranon, efektivi i Gardës deklaron se ka përdorur “SkyECC”

Një efektiv i Gardës së Republikës ka pranuar në formularin e vetëdeklarimit të përdorimit të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EnchroChat” se ka përdorur njërin

Shkurt 3, 2024 - 14:31
 0
I pari që e pranon, efektivi i Gardës deklaron se ka përdorur “SkyECC”

Një efektiv i Gardës së Republikës ka pranuar në formularin e vetëdeklarimit të përdorimit të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EnchroChat” se ka përdorur njërin prej tyre.

Burime pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore bëjnë me dije se efektivi është në fazë të verifikimit të mënyrës si e ka përdorur dhe qëllimin e tij.

Në përfundim të hetimeve pritet të vendoset nëse do të ketë përjashtim përfundimtar nga Garda. Të njëjtat burime bëjnë me dije se dyshimet e AMP-së janë edhe për plotësim të gabuar të këtij formulari dhe efektivi i Gardës të mos e ketë kuptuar qartë pyetjen. Gjithsesi, verifikimi i thelluar do të qartësojë si qëndron situata.

Punonjësi i Gardës është i pari që përmes formularit pranon të ketë përdorur një aplikacion të enkriptuar. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.