I përfshirë në shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike, arrestohet efektivi i policisë në Elbasan

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një punonjës policie në Elbasan. Saimir Hysi akuzohet se ishte i përfshirë në shit-blerje lëndësh

Shtator 14, 2023 - 13:45
 0
I përfshirë në shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike, arrestohet efektivi i policisë në Elbasan

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një punonjës policie në Elbasan. Saimir Hysi akuzohet se ishte i përfshirë në shit-blerje lëndësh narkotike, favorizonte personat që kryenin të njëjtën veprimtari, si dhe ndihmonte në fshehjen e personave në kërkim. Gjithashtu punonjësi i policisë akuzohet se ishte i përfshirë dhe në shitjen e armëve dhe municioneve luftarake kundrejt përfitimeve në lekë.

 

Ai është i dyshuar se ka  konsumuar veprat  penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Gjithashtu, janë arrestuar Loren Pushi 30 vjeç dhe Ersi Pushi 22 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

 

Hetimet vijojnë për evidentimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.