“I përkushtuar ndaj nxënësve dhe prind shembullor”, ky është mësuesi që humbi jetën pas aksidentit në Librazhd

Tahir Bici, me profesion mësues, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në aksidentin e ndodhur dy ditë më parë në aksin Librazhd –Prrenjas. Në aksident u përfshinë dy automjete dhe u lënduan gjashtë persona, mes tyre edhe Bici i cili ndërroi jetë ditën e sotme, 13 dhjetor. Ai ishte mësues në shkollën 9-vjeçare Pishkash […]

Dhjetor 13, 2023 - 15:21
 0
“I përkushtuar ndaj nxënësve dhe prind shembullor”, ky është mësuesi që humbi jetën pas aksidentit në Librazhd

Tahir Bici, me profesion mësues, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në aksidentin e ndodhur dy ditë më parë në aksin Librazhd –Prrenjas.

Në aksident u përfshinë dy automjete dhe u lënduan gjashtë persona, mes tyre edhe Bici i cili ndërroi jetë ditën e sotme, 13 dhjetor.

Ai ishte mësues në shkollën 9-vjeçare Pishkash dhe më parë kishte punuar në disa shkolla të rrethit Librazhd, në Babje, Librazhd dhe Dragostunjë.

Ai njihej nga të gjithë si një mësues fjalëpak e punëshumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.

Zyra Arsimore në Prrenjas i ka shprehurngushëllimet familjes dhe kolegëve të mësuesit Bici.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.