I “premtuan” se nuk do ta vrisnin, gabimi fatal që bëri “bossi” grek ara ekzekutimit

Mediat helene kanë nxjerrë detaje të reja nga vrasja e një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Greqi. Vangjelis

Janar 17, 2024 - 16:09
 0
I “premtuan” se nuk do ta vrisnin, gabimi fatal që bëri “bossi” grek ara ekzekutimit

Mediat helene kanë nxjerrë detaje të reja nga vrasja e një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Greqi.

Vangjelis Zabunis, 44-vjeç, u ekzekutua në një atentat mafioz mëngjesin e së dielës. Ndaj tij u qëlluan më shumë se 90 plumba.

I njohur me pseudonimin “Zambon”, 44-vjeçari dyshohet se ishte kreu i grupi gjobvënësish dhe vrasësish me pagesë.

44-vjeçari ishte ndaluar nga policia në vitin 2018-të por në atë periudhë nuk u gjet asnjë provë kundër tij dhe u la i lirë.

Po në vitin 2018-të 44-vjeçarit iu bë një atentat në Pire.

Pas këtij atentati 44-vjeçari rriti mbrojtjen, duke lëvizur gjithmonë me antiplumb dhe me eskortë. Por ulja e vigjilencës kohët e fundit rezultoi fatale ndaj tij.

44-vjeçarit i ishte premtuar se nuk do t’i rrezikohej jeta, kjo ka qenë arsyeja pse , Vangjelis Zabunis kishte ulur nivelin e sigurisë kohët e fundit.

Ai u ekzekutua me mbi 90 plumba kallashnikovi brenda makinës së tij të blinduar. Nga pamjet filmike 44-vjeçari është zënë në befasi sapo ka hyrë në makinë jashtë një karburanti.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 30 sekondave, ku dy perosna kanë zbritur nga makina dhe kanë zbrazur kallashnikovin.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.