I riu me 2.6 milionë ndjekës në YouTube zgjidhet deputet i Parlamentit Evropian

Zgjedhjet e fundit për në Parlamentin Evropian kanë sjellë ndryshime të mëdha, ku pjesë janë bërë edhe personazhe të rrjeteve sociale. Një i tillë është edhe 24-vjeçari Fidias Panayiotou nga Qipro, i cili është një influencer i njohur në YouTube që numëron mbi 2.6 milionë ndjekës, shkruan BBC. Ai do të jetë një deputet i […]

Qeshor 10, 2024 - 17:10
 0
I riu me 2.6 milionë ndjekës në YouTube zgjidhet deputet i Parlamentit Evropian

Zgjedhjet e fundit për në Parlamentin Evropian kanë sjellë ndryshime të mëdha, ku pjesë janë bërë edhe personazhe të rrjeteve sociale.

Një i tillë është edhe 24-vjeçari Fidias Panayiotou nga Qipro, i cili është një influencer i njohur në YouTube që numëron mbi 2.6 milionë ndjekës, shkruan BBC.

Ai do të jetë një deputet i pavarur i Parlamentit Evropian.

“Fidias” – siç njihet online është i njohur për shakatë e tij dhe klipet humoristike.

Klipet e tij më të ndjekura përfshijnë një mision për të përqafuar 100 të famshëm, konkurse për të ngrënë pica dhe  shmangie të tarifave në trenat japonezë.

Edhe pse ai nuk ka përvojë politike – dhe e quan veten “një gabim profesional” – fushata e tij tërhoqi një numër të madh votuesish të rinj./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.