I riu shqiptar dhunon policin dhe arratiset nga burgu në Itali

Një 18-vjecar shqiptar i burgosur në burgun për minorenë të Milanos, “Beccaria”, është arratisur, ndërsa po kryente një vizitë mjekësore. I shoqëruar nga një agjent policie, 18-vjeçari shqiptar është dërguar në spitalin “San Carlo” për të marrë ndihmën e parë pasi kishte gëlltitur ashkla druri, raportohet në media. Gjatë pritjes për të marrë vizitën mjekësore […]

Tetor 16, 2023 - 23:40
 0
I riu shqiptar dhunon policin dhe arratiset nga burgu në Itali

Një 18-vjecar shqiptar i burgosur në burgun për minorenë të Milanos, “Beccaria”, është arratisur, ndërsa po kryente një vizitë mjekësore.

I shoqëruar nga një agjent policie, 18-vjeçari shqiptar është dërguar në spitalin “San Carlo” për të marrë ndihmën e parë pasi kishte gëlltitur ashkla druri, raportohet në media.

Gjatë pritjes për të marrë vizitën mjekësore ka dhunuar fizikisht policin që e shoqëronte e është arratisur. Me gjithë alarmin e lëshuar e postoblloqet në zonën përreth spitalit ai nuk është mundur të kapet.

Policia italiane informon se po vazhdojnë kërkimet në të gjithë territorin kombëtar për kapjen e tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.