“I shërben Rusisë”, Ukraina sekuestron pasuritë e pronarit të PAOK

Gjykata e Lartë e Ukrainës pranoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së vendit për konfiskimin e aseteve të Ivan Savvidis dhe gruas së tij. Vendimi

Shkurt 9, 2024 - 15:26
 0
“I shërben Rusisë”, Ukraina sekuestron pasuritë e pronarit të PAOK

Gjykata e Lartë e Ukrainës pranoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së vendit për konfiskimin e aseteve të Ivan Savvidis dhe gruas së tij.

Vendimi u mor, pasi Ivan Savvidis akuzohet se u përfshi në një listë të Organizatës Joqeveritare me 25 oligarkë rusë, bizneset e të cilëve mendohej se i shërbenin furnizimit të Rusisë me municion luftarak.

Pasuritë e konfiskuara të Ivan Savvidis përfshijnë 100% të aksioneve të korporatës së PJSC Pentopak, e cila është një nga liderët në prodhimin e paketimit për produktet e mishit dhe sallamit, dhe 100% të të drejtave të korporatës të filialit të saj Atlantis-Pak Ukraine. Shërbimi Kundër Korrupsionit të Ukrainës deklaroi se gruaja e tij është pronare nominale e disa prej kompanive të tij në Ukrainë, megjithëse ato nuk janë në pronësi të tij.

Ivan Savvidis ishte anëtar i parlamentit rus me partinë “Rusia e Bashkuar” dhe ishte i lidhur ngushtë me presidentin e vendit, Vladimir Putin. Në përfundim, thuhet se në vitin 2015 Ivan Savvidis kishte mirëpritur publikisht pushtimin e Krimesë dhe aneksimin e paligjshëm të saj nga Rusia. Ai ka shtetësi ruse dhe greke. Në Greqi ka në pronësi një port dhe ndër të tjera klubin e futbollit PAOK./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.