I shiti nëntë monedha floriri false pronarit të një argjendarie, arrestohet 29-vjeçari në Korçë

Arrestohen dy persona dhe procedohen tre të tjerë në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy arrestimet kanë ardhur si pasojë e veprave penale shitja e monedhave false të floririt dhe cënimi i masës së sigurisë për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale […]

Maj 14, 2024 - 15:15
 0
I shiti nëntë monedha floriri false pronarit të një argjendarie, arrestohet 29-vjeçari në Korçë

Arrestohen dy persona dhe procedohen tre të tjerë në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy arrestimet kanë ardhur si pasojë e veprave penale shitja e monedhave false të floririt dhe cënimi i masës së sigurisë për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale ndërtimi pa leje, kanosja dhe drejtimi i automjetit pa patentë. Me rastet do të merret Prokuroria Korçë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Korçë: Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar ndaloi shtetasin në kërkim E. S., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka shitur 9 monedha floriri, të dyshuara false, pronarit të një argjendarie.

Komisariati i Policisë Korçë:

-arrestoi në flagrancë shtetasin B. K., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap jashtë banesës së tij, në cenim të masës së sigurisë, të caktuar nga Gjykata e Korçës, mbi dyshime për një tentativë për të trafikuar lëndë narkotike;

-referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në një sipërfaqe toke për pronësinë e së cilës është aktualisht në proces gjyqësor, bashkë me vëllezërit e tij.

Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. V., 52 vjeç, banues në fshatin Podë, pasi dyshohet se ka kanosur një 56-vjeçare.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Korçë, pasi u kap në aksin rrugor “Plasë-Libonik”, duke drejtuar një automjet, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.