I shkaktuan buxhetit të shtetit 3 mln euro dëm, arrestohen dy persona në Elbasan që mashtruan me skemën e TVSH-së

Sajmir Xhafa 38 vjeç dhe Julian Kalo, 46 vjeç, të shpallur në kërkim në nëntor të vitit të kaluar, janë arrestuar nga policia

Shkurt 20, 2024 - 13:31
 0
I shkaktuan buxhetit të shtetit 3 mln euro dëm, arrestohen dy persona në Elbasan që mashtruan me skemën e TVSH-së

Sajmir Xhafa 38 vjeç dhe Julian Kalo, 46 vjeç, të shpallur në kërkim në nëntor të vitit të kaluar, janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen se kanë lëshuar fatura me vlera fiktive, në një biznes për shitjen me shumicë të metaleve, me qëllim përfitimin nga TVSH-ja.

Ata akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vleren e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonin fatura të mallrave, me vlera fiktive, që të mashtronin lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik. Në muajin nëntor 2023, për këtë rast u arrestua administratori i biznesit, shtetasi A. P., 62 vjeç, banues në Tiranë“,  njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.