I shkaktuan shtetit 3 mln € dëm duke mashtruar me TVSH-në, 7 të arrestuar

Një grup prej 7 personash ka rënë në pranga pas hetimeve që janë zhvilluar nga Prokuroria e Elbasanit prej rreth 5 muajsh. Ky grup përdorte skema mashtrimi me TVSH duke i shkaktuar shtetit 3 mln euro dëm. Aktiviteti i tyre shtrihej kryesisht në tre qytete, Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Burime bëjnë me dije, se të […]

Nëntor 2, 2023 - 13:00
 0
I shkaktuan shtetit 3 mln € dëm duke mashtruar me TVSH-në, 7 të arrestuar

Një grup prej 7 personash ka rënë në pranga pas hetimeve që janë zhvilluar nga Prokuroria e Elbasanit prej rreth 5 muajsh. Ky grup përdorte skema mashtrimi me TVSH duke i shkaktuar shtetit 3 mln euro dëm. Aktiviteti i tyre shtrihej kryesisht në tre qytete, Elbasan, Tiranë dhe Durrës.

Burime bëjnë me dije, se të arrestuarit, pasi gjenin biznese të ndryshme, kryenin fatura fiktive duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm shtetit.

Mes të arrestuarve është edhe shtetasi italian Aldo Mazzarela. Ata janë nën akuzë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Të arrestuar

  1. Adnand(Andrew) Progri, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë;
  2. Nezir Beqiri, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë;
  3. Erion Satka, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë;
  4. Sajmir Xhafa, lindur dhe banues në Tiranë;
  5. Julian Kalo, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë;
  6. Teidi Doraci, lindur dhe banues në Durrës;
  7. Aldo Mazzarela shtetas italian;

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.