I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë

Erando Mara, 46-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Kavajë. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kavajë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”. Gjykata e Firences i ka caktuar 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest […]

Shkurt 6, 2024 - 12:01
 0
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë

Erando Mara, 46-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Kavajë. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kavajë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.

Gjykata e Firences i ka caktuar 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e 46-vjeçarit shqiptar në Itali.

“Kavajë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtari”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kavajë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”. Arrestohet në Golem, për t’u ekstraduar në Itali, pjesëtari i një organizate kriminale me veprimtari në fushat e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Pjesëtari”.

Gjatë operacionit, në Golem, Kavajë, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. M., 46 vjeç. Gjykata e Firences i ka caktuar 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.