I shpallur në kërkim nga Turqia për rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet në Morinë 36-vjeçari turk
Një 36-vjeçar turk është ndaluar në pikën kufitare të Morinës në Kukës teksa tentonte të hynte në Shqipëri, pasi rezultonte i dënuar në
Një 36-vjeçar turk është ndaluar në pikën kufitare të Morinës në Kukës teksa tentonte të hynte në Shqipëri, pasi rezultonte i dënuar në Turqi.
Në pranga ka rënë Koray Aniç i cili rezultonte i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg në Stamboll për armëmbajtje pa leje, rrëmbim dhe kanosje të personave. Ndërkohë, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.
“Policia Kufitare e Morinës ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Turqia, të dënuar për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.
Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Koray Aniç, 36 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stambollit e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit, në Turqi”, njofton policia.
What's Your Reaction?