I shpallur në kërkim për posedim lënde eksplozive, kanabisi dhe municioni luftarak, arrestohet 52-vjeçari
Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” është vënë në pranga 52-vjeçari me iniciale F.A., banues në fshatin Brekije të Kukësit. Policia njofton se 52-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se posedonte bashkë me vëllain e tij dhe një person tjetër të akuzuar nga policia në kuadër të operacionit “Cooperation” më […]
Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” është vënë në pranga 52-vjeçari me iniciale F.A., banues në fshatin Brekije të Kukësit.
Policia njofton se 52-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se posedonte bashkë me vëllain e tij dhe një person tjetër të akuzuar nga policia në kuadër të operacionit “Cooperation” më 2 Korrik 2022, 1 kilogramë lëndë eksplozive, 6 kilogramë kanabis dhe sasi municioni luftarak, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga policia ditën e operacionit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
/a.r
What's Your Reaction?