I shpërthen bombola në banesë, i moshuari me djegie në trup dërgohet në spitalin e Fierit

Një 70-vjeçar ka mbetur i lënduar me djegie në trup nga shpërthimi i një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, në fshatin Manekaj të Patosit. I moshuari ka shkuar rreth orës 09:00 në spitalin e Patosit për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë të specializuar. […]

Qeshor 3, 2024 - 11:40
 0
I shpërthen bombola në banesë, i moshuari me djegie në trup dërgohet në spitalin e Fierit

Një 70-vjeçar ka mbetur i lënduar me djegie në trup nga shpërthimi i një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, në fshatin Manekaj të Patosit. I moshuari ka shkuar rreth orës 09:00 në spitalin e Patosit për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë të specializuar.

Patos/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në spitalin e Patosit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi F. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Manekaj, me djegie në trup, që dyshohet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij.

Ky shtetas po transportohet në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.