I shpëtoi atentatit, kush ishte shënjestra e “të fortit” të Sukthit që u ndihmua nga ish-shefi i komisariatit

Me urdhër të SPAK, policia e Durrësit arrestoi Rexhep Rrapin, i njohur si Kep Arapi ose “i forti” i Sukthit. Ky i fundit akuzohet si i përfshirë në tentativë për vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e Komisariatit nr. 6 në Tiranë. Mësohet se shënjestra e atentatit ka qenë Xhevdet Plaku. Sakaq, ndaj ish-shefit […]

Dhjetor 22, 2023 - 11:16
 0
I shpëtoi atentatit, kush ishte shënjestra e “të fortit” të Sukthit që u ndihmua nga ish-shefi i komisariatit

Me urdhër të SPAK, policia e Durrësit arrestoi Rexhep Rrapin, i njohur si Kep Arapi ose “i forti” i Sukthit.

Ky i fundit akuzohet si i përfshirë në tentativë për vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e Komisariatit nr. 6 në Tiranë.

Mësohet se shënjestra e atentatit ka qenë Xhevdet Plaku.

Sakaq, ndaj ish-shefit të krimeve të komisariatit nr.6 , Dedan Gjoni ditën e sotme është kërkuar një tjetër masë arresti. Ish-efektivi i lartë i uniformave blu akuzohet për sigurimin e kushteve për kryerjen e një vrasjeje. Për të njëjtën akuzë është kërkuar masë e dytë ndaj tij pasi Prokuroria e Posaçme ka prova të forta se Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje të mbetur në tentativë.

Gjatë kohës kur Dedan Gjoni ka shërbente në Komisariatin e Shijakut akuzohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person. Urdhëri i krimit është dhënë nga Holanda. Ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin e atentatit dhe u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe i ka nisur foto të tij personin që ishte planifikuar të ekzekutohej. Por autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.