I shpëtoi atentatit në Shkodër, zbardhet dëshmia e Gent Larushkut: S’arrita ta njoh autorin! S’kam konflikte me askënd! Më qëlluan kur…!

Gent Larushku, 35-vjeçari i cili i ka shpëtuar mrekullish një atentati pasditen e sotme (15 mars)  në Shkodër, ka dëshmuar në polici versionin e tij lidhur me ngjarjen. Larushku pretendon se është qëlluar nga një person që po lëvizte me biçikletë në një rrugicë në afërsi të banesës së tij. 35-vjeçari ka dëshmuar se nuk […]

Mars 15, 2024 - 19:45
 0
I shpëtoi atentatit në Shkodër, zbardhet dëshmia e Gent Larushkut: S’arrita ta njoh autorin! S’kam konflikte me askënd! Më qëlluan kur…!

Gent Larushku, 35-vjeçari i cili i ka shpëtuar mrekullish një atentati pasditen e sotme (15 mars)  në Shkodër, ka dëshmuar në polici versionin e tij lidhur me ngjarjen.

Larushku pretendon se është qëlluar nga një person që po lëvizte me biçikletë në një rrugicë në afërsi të banesës së tij.

35-vjeçari ka dëshmuar se nuk ka arritur ta identifikojë autorin për shkak të errësirës, ndërsa thekson se nuk ka konflikte me askënd.

“Isha në makinën time afër shtëpisë kur një person që nuk arrita ta njoh për shkak edhe të errësirës më qëlloi me pistoletë. Fatmirësisht arrita të shpëtoj. Ai u largua menjëherë dhe nuk arrita që ta njoh. Nuk e di arsyen e kësaj ngjarje sepse nuk kam konflikte me askënd dhe nuk e di kush mund të jetë autori”, deklaroi Larushku i cili është shoqëruar në komisariat për sqarime të mëtejshme.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:35 në zonën e Vinotekës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër.

I riu arriti që t’i shpëtojë plumbave ndërsa dyshohet se automjeti i tij është qëlluar me një plumb në pjesën e pasme.

Policia ka sekuestruar në vednngjarje dy gëzhojat e plumbave të pistoletës në cilësinë e provës materiale dhe automjetin me të cilin po lëvizte Larushku për hetime të mëtejshme.

Në vendin e ngjarjes ku u qëllua me armë nuk ka kamera sigurie ndaj edhe mbetet e vështirë për momentin identifikimi i autorit të dyshuar.

Ndërkohë banorët që kanë shtëpitë shumë afër vendit të ngjarjes deklaruan se kanë dëgjuar të shtënat.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë dhe për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.