I theu hundën bashkëshortes dhe e kërcënoi të mos tregonte, arrestohet 52-vjeçari në Maliq

Një 52-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar barbarisht bashkëshorten. Sipas informacioneve të konfirmuara pranë policisë, bëhet me dije se

Nëntor 6, 2023 - 09:55
 0
I theu hundën bashkëshortes dhe e kërcënoi të mos tregonte, arrestohet 52-vjeçari në Maliq

Një 52-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar barbarisht bashkëshorten. Sipas informacioneve të konfirmuara pranë policisë, bëhet me dije se 52-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur dhe plagosur bashkëshorten e tij 42-vjeçe, duke i thyer hundën. Ai po ashtu e ka kërcenuar që të mos tregojë pranë policisë se çfarë kishte ndodhur, por forcat e komisariatit të Maliqit kanë mundur të zbardhin të gjithë dinamikën e ngjarjes.

 

Pas mjekimit në spital, bashkëshortja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bashkëshorti me iniciale A.R. u vu në pranga nga policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.