I varur nga lojërat elektronike, detaje tronditëse: Si vrau vëllai-vëllanë në Athinë
Mediat greket kanë zbuluar dëshmitë e 18-vjeçarit dhë nënës së tij pas vrasjes në familje në Nea Smirnia të Athinës. Vrasja e adoleshentit
Mediat greket kanë zbuluar dëshmitë e 18-vjeçarit dhë nënës së tij pas vrasjes në familje në Nea Smirnia të Athinës. Vrasja e adoleshentit 16-vjeçar ndodhi gjatë një përplasjeje fizike mes dy vëllezërve që më parë kishin jetuar të ndarë për shkak të divorcit mes prindërve.
18-vjeçari që vrau vëllanë pas sherrit për dhuratat tha para prokurorëve se nuk donte ta bëntë atë dhe gjithçka ndodhi padashje gjatë një sherri mes tyre.
“Jam në një dhimbje të plotë. Nuk doja ta vrisja vëllanë tim. Gjithçka ndodhi padashje p[as një sherri që patëm në shtëpinë e nënës. Unë vazhdoj ta dua vëllanë tim të vogël. Mund të them që ishte divorci i prindërve ai që ndikoi negativisht te unë. Ata u ndanë kur ne ishim adoleshentë dhe kjo na ndikoi për keq”, tha ai duke këmbëngulur që gjithçka ishte aksidentale.
Ndërkohë, në dëshminë e saj para prokurorëve, nëna e 18-vjeçarit shprehet se djemtë e saj ishin përplasur fizikisht atë natën duke dhënë edhe një detaj që mund të shpjegojë më së miri natyrën e djalit të madh.
“Ai është trajtuar disa muaj për varësinë ndaj lojërave elektronike”, shprehet nëna para prokurorëve duke shtuar se mungesa e përqëndrimit i shkaktoi edhe probleme me shkollën. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?