I vendosën tritol në banesë, gjyqtari Tonin Sterkaj merr mbrojtje për 6 muaj

Gjyqtari Tonin Sterkaj do të jetë në mbrojtje për 6 muaj, pasi iu vendos tritol në banesë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës,

Prill 29, 2024 - 14:40
 0
I vendosën tritol në banesë, gjyqtari Tonin Sterkaj merr mbrojtje për 6 muaj

Gjyqtari Tonin Sterkaj do të jetë në mbrojtje për 6 muaj, pasi iu vendos tritol në banesë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës, rreth orës 03:00. Autori i maskuar me kapuç vendosi tritolin në derën e banesës dhe më pas u largua.

Si pasojë e ngjarjes pati vetëm dëme material, teksa identifikimi i autorit është bërë i vëhstirë, pasi fytyra e tij nuk duket në pamjet e kamerave të sigurisë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës së gjyqtarit.

Për rastin ka reaguar edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Union ii Gjyqtarëve të Shqipërisë, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.