I vendosi emrin e vëllait të ndjerë/ Barbana Dini nënë për herë të parë, poston foton e ëmbël

Këngëtarja e njohur, Barbana Dini, e cila prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbuloi një vit më parë se kishte gjetur dashurinë e jetës. Ajo postonte herë pas here foto me partnerin e saj, por duke i mbajtur të fshehtë identitetin. Pasi kaloi pak kohë, Barbana nuk ngurroi të postonte foto […]

Shtator 19, 2023 - 20:35
 0
I vendosi emrin e vëllait të ndjerë/ Barbana Dini nënë për herë të parë, poston foton e ëmbël

Këngëtarja e njohur, Barbana Dini, e cila prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbuloi një vit më parë se kishte gjetur dashurinë e jetës.

Ajo postonte herë pas here foto me partnerin e saj, por duke i mbajtur të fshehtë identitetin. Pasi kaloi pak kohë, Barbana nuk ngurroi të postonte foto ku tregonte edhe fytyrën e personit që i kishte rrëmbyer zemrën.

Ndërkohë pak muaj më parë, këngëtarja ndau me mijëra ndjekësit e saj në “Instagram” lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël. E sot, Barbana ka zbuluar se ka sjellë në jetë një vajzë.

Këngëtarja dhe partneri i saj i kanë vendosur një emër shumë të veçantë, Ergola Ergi Parubi, në kujtim të vëllait të saj të ndjerë këngëtarit, Ergi Dini, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se e bija ka ardhur në jetë më 15 shtator.

“Sept 15.2023 mes emocioneve te papershkrueshme,erdhi ne jete mrekullia jone Ergola Ergi Parubi!Erdhe si bekim per ti dhene jetes tone motiv,ngjyra,jete e dashuri te pakufi!Bija ime,je kryevepra ime me e madhe!Je endrra me e bukur qe kam pare…

Jam e bindur qe kete emer qe babai yt zgjodhi per ty do e mbash me shume dashuri e krenari!

Faleminderit Zot!????????”, ka shkruar Barbana krahas fotos së parë familjare.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.