I vihet flaka koshit të plehrave pranë shkollës, Veliaj: Është kriminale, keqbërësin e kemi në kamera e nuk do mbetet pa ndëshkuar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka denoncuar zjarrvënien në një kosh plehrash pranë shkollës “Kosova” në kryeqytet. Teksa e cilëson të turpshme shkatërrimin e pronës publike, Veliaj siguron se keqbërësit janë filmuar dhe ata do të marrin ndëshkimin e merituar. “Të hedhësh cigare të ndezur tek koshat e mbeturinave është shkelje dhe është […]

Tetor 9, 2023 - 17:50
 0
I vihet flaka koshit të plehrave pranë shkollës, Veliaj: Është kriminale, keqbërësin e kemi në kamera e nuk do mbetet pa ndëshkuar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka denoncuar zjarrvënien në një kosh plehrash pranë shkollës “Kosova” në kryeqytet. Teksa e cilëson të turpshme shkatërrimin e pronës publike, Veliaj siguron se keqbërësit janë filmuar dhe ata do të marrin ndëshkimin e merituar.

“Të hedhësh cigare të ndezur tek koshat e mbeturinave është shkelje dhe është e turpshme të shkatërrosh pronën publike të përbashkët në 2023-shin! Me këtë jemi mësuar dhe përballemi çdo ditë në betejën për civilizim! Por ta bësh këtë ngjitur me shkollën fillore – Kosova në këtë rast – është KRIMINALE!

Mirënjohje Policisë Bashkiake dhe Zjarrfikësve të Tiranës për ndërhyrjen e menjëhershme! Keqbërësin e kemi në kamera e nuk do mbetet pa ndëshkuar”, thekson kryebashkiaku Veliaj./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.