I vihet tritoli Zyrës Noteriale në zonën e ish-Bllokut në Tiranë

Foto ilustruese  Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në zonën e ish-Bllokur në Tiranë.

Janar 30, 2024 - 09:23
 0
I vihet tritoli Zyrës Noteriale në zonën e ish-Bllokut në Tiranë

Foto ilustruese 

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në zonën e ish-Bllokur në Tiranë.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se shpërthimi ka ndodhur në një noteri.

Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00, dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon ër zbardhjen e rrethanave si dhe po mbledh kamerat në zonë për identifikimin e autorëve.

Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale“, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.