I vodhi 17 mijë euro vëllait dhe bleu makinë, arrestohet 38-vjeçari. Procedohet edhe gruaja e tij

Tetë muaj pasi i vodhi vëllait 17 mijë Euro në banesë, Policia e Elbasanit ka arrestuar 38-vjeçarin e shpallur në kërkim. E.M. nga fshati Bathës akuzohet për vjedhje, ndërsa policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe bashkëshorten e tij pasi dyshohet si bashkëpunëtore në vjedhjen e parave. Më 23 Prill, 38-vjeçari vodhi në […]

Janar 4, 2024 - 11:44
 0
I vodhi 17 mijë euro vëllait dhe bleu makinë, arrestohet 38-vjeçari. Procedohet edhe gruaja e tij

Tetë muaj pasi i vodhi vëllait 17 mijë Euro në banesë, Policia e Elbasanit ka arrestuar 38-vjeçarin e shpallur në kërkim. E.M. nga fshati Bathës akuzohet për vjedhje, ndërsa policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe bashkëshorten e tij pasi dyshohet si bashkëpunëtore në vjedhjen e parave.

Më 23 Prill, 38-vjeçari vodhi në banesën e vëllait 17 mijë Euro. Me këto para dyshohet se ai bleu një makinë, automjet që sot ëstë sekuestruar nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.