I vranë nusen e djalit/ Vjehrri tregon traumën e nipit 4-vjeçar që pa ekzekutimin e nënës

Vjehrri i Liridona Murselit, Shaban Murseli ka treguar detaje tragjike nga nuses së tij. Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti, i moshuari rrëfeu traumën që nipi i tij 4-vjecar pa me sy. Ai rrëfeu se nipit i kishin marrë telefonin grabitësit. “Nipi i vogël 4 vjeç i […]

Dhjetor 1, 2023 - 12:53
 0
I vranë nusen e djalit/ Vjehrri tregon traumën e nipit 4-vjeçar që pa ekzekutimin e nënës

Vjehrri i Liridona Murselit, Shaban Murseli ka treguar detaje tragjike nga nuses së tij. Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti, i moshuari rrëfeu traumën që nipi i tij 4-vjecar pa me sy. Ai rrëfeu se nipit i kishin marrë telefonin grabitësit.

“Nipi i vogël 4 vjeç i kishte treguar familjarëve, se njëri prej grabitësve i kishte marrë telefonin djalit. Dyshohet se kanë qen 2 persona të maskuar. Ajo zonë është si rrugë fshati, nuk ka pasur kamera sigurie. Pak metra më larg, kam dëgjuar se ka pasur një restorant kamera. Grabitësit lëviznin me makinë të tipit ‘BMW’.

Sa erdha në shtëpi, ishte ora 21:00 dhe më telefonin djali i vogël e më thotë ‘babi ke diskutuar me Naimin’. I them që jo, më pas më thotë ‘po më thonë se paskan vrarë Liridonën’. Liridona është kthyer në Kosovë në muajin tetor”, tha ai.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.