I vranë vajzën 8-vjeçare, babai i shkatërruar nga dhimbja: Vdekja është bekim para torturave nga Hamasi

Ndoshta Izraeli ishte vendi ku donim të rriteshin fëmijët tanë, por tashmë është e kundërta. CNN sjell histori të trishta njerëzore të luftës Izrael-Hamas. Qytetarët nga Be’ri, një zonë që ndodhet shumë pranë me Gazën kanë rrëfyer momente të tmerrit pas sulmeve me raketa. Lotan Pinyan ka treguar se i gjithë vendi është pushtuar. “Ata […] The post I vranë vajzën 8-vjeçare, babai i shkatërruar nga dhimbja: Vdekja është bekim para torturave nga Hamasi first appeared on JavaNews.al.

Tetor 12, 2023 - 16:40
 0
I vranë vajzën 8-vjeçare, babai i shkatërruar nga dhimbja: Vdekja është bekim para torturave nga Hamasi

Ndoshta Izraeli ishte vendi ku donim të rriteshin fëmijët tanë, por tashmë është e kundërta. CNN sjell histori të trishta njerëzore të luftës Izrael-Hamas. Qytetarët nga Be’ri, një zonë që ndodhet shumë pranë me Gazën kanë rrëfyer momente të tmerrit pas sulmeve me raketa.

Lotan Pinyan ka treguar se i gjithë vendi është pushtuar.

“Ata vranë më shumë se 120 banorë duke përfshirë fëmijë, si edhe kanë rrëmbyer shumë të tjerë. I vunë flakën banesave dhe më pas i vranë njerëzit që përpiqeshin t’i shpëtonin zjarrit”, ka treguar ai.

Një tjetër histori e trishtë rrëfehet nga një baba tashmë i shkatërruar nga dhimbja pasi mori vesh se vajza e tij 8-vjeçare është vrarë.

Thomas Hand ka thënë se shpertheu në lot kur trupi i vajzës së tij u gjet, duke thënë se do të ishte më e tmerrshme nëse do të ishte rrëmbyer.

Në një intervistë me CNN, Hand shpërtheu në lot ndërsa tregoi momentin që më në fund iu tha se trupi i vajzës së tij ishte gjetur.

“Ata më thanë se e gjetën Emilinë të vdekur dhe unë buzëqesha, sepse kjo ishte më mire se të ishte peng i terroristëve. Dhe nëse doni ta dinë për atë që po u bëjnë njerëzve në Gaza, po ju them është më keq se vdekja.

Ata nuk kanë ushqim. Nuk kanë ujë. Emili do të ishte në një dhomë të errët të mbushur me një Zot e di sa njerëz. Dhe e tmerruar çdo minutë, orë, ditë dhe ndoshta për vitet në vijim. Kështu që vdekja ishte një bekim absolut”, tha Thomas, shkruan CNN./m.j

The post I vranë vajzën 8-vjeçare, babai i shkatërruar nga dhimbja: Vdekja është bekim para torturave nga Hamasi first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.