I vrau nënën para syve, dëshmia tronditëse e vajzës së mitur të Muhajt: Pse e bëre?

Detaje të reja tronditëse zbulojnë mediet e huaja lidhur me vrasjen e Suela Saliajt në Florida nga ish-bashkëshorti i saj, Renato Muhaj. Ky

Janar 30, 2024 - 21:31
 0
I vrau nënën para syve, dëshmia tronditëse e vajzës së mitur të Muhajt: Pse e bëre?

Detaje të reja tronditëse zbulojnë mediet e huaja lidhur me vrasjen e Suela Saliajt në Florida nga ish-bashkëshorti i saj, Renato Muhaj.

Ky i fundit vrau nënën e vajzës së tij, në sy të vogëlushes 8-vjeçare. Sipas një deklarate, vajza e mitur i tha policisë se kishte parë Muhajn të godiste disa herë Saliajn me thikë në dhomën e saj të gjumit.

Vajza shtoi se ajo e dinte që nëna e saj kishte vdekur dhe e pyeti Muhajn: Pse e bërë këtë, pse e vrave?

Sipas dëshmisë së vajzës, ai i ka thënë “doja që ajo të vdiste”.

Në deklaratë thuhet se pasi vrau Saliajn, Muhaj e mori vajzën nga shtëpia, duke e zbritur me nxitim nga shkallët dhe duke e bërë të rrëzohet.

Fëmija tha se Muhaj e tërhoqi zvarrë për ta futur në makinë. Ajo ka pësuar mavijosje dhe gërvishtje gjatë incidentit.

Muhaj është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve. Vajza tani është e sigurt me familjarët./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.