I vuri flakën një sipërfaqeje të madhe me bimësi në Lurë, shpallet në kërkim 32-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar, pasi akuzohet për zjarrëvënie në një sipërfaqe bimësie në Lurë.   Policia njofton se zjarri është

Shtator 1, 2023 - 13:42
 0
I vuri flakën një sipërfaqeje të madhe me bimësi në Lurë, shpallet në kërkim 32-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar, pasi akuzohet për zjarrëvënie në një sipërfaqe bimësie në Lurë.

 

Policia njofton se zjarri është ndezur fillimisht në një zonë me bimësi në Lurë, por për shkak të erës së fortë ka përparuar dhe ka shkrumbuar një sipërfaqe prej 5 hektarësh.

 

“Në vijim të hetimeve të thelluara  për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin e zjarrvënies, specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Dibër, kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 32 vjeçarit, banues në Lurë, pasi dyshohet se është autori i zjarrvënies”, thuhet në njoftim.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.