I zhdukur prej 3 ditësh, gjendet i pajetë 66-vjeçari nga Devolli

Gjendet në fshatin Hoçisht pa shenja jete një 66 vjeçar. Bëhet fjalë për Shkëlqim Callo, banues në fshatin Përparimaj të Devollit i cili

Shkurt 9, 2024 - 14:30
 0
I zhdukur prej 3 ditësh, gjendet i pajetë 66-vjeçari nga Devolli

Gjendet në fshatin Hoçisht pa shenja jete një 66 vjeçar.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Callo, banues në fshatin Përparimaj të Devollit i cili para 3 ditësh ishte larguar nga banesa e tij dhe kanë qenë familjarët ata që kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e 66 vjeçarit.

Ditën e sotme është bërë e mundur gjetja e trupit të tij të pajetë.

Policia bën me dije se nga verifikimi i trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj e mendohet se vdekja e 66 vjeçarit mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.