I zoti i shtëpisë djeg mbeturinat, por zjarri i del jashtë kontrollit, përfshihet nga flakët banesa në Fier

Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “ 15 tetori” në Fier. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve paraprake , dyshohet se pronari i banesës u ka vënë flakën mbeturinave, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke alarmuar edhe […]

Maj 10, 2024 - 21:05
 0
I zoti i shtëpisë djeg mbeturinat, por zjarri i del jashtë kontrollit, përfshihet nga flakët banesa në Fier

Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “ 15 tetori” në Fier.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake , dyshohet se pronari i banesës u ka vënë flakën mbeturinave, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke alarmuar edhe banorët e pallateve që ndodhen pranë , pasi banesa e rrënuar ndodhet në afërsi të tyre.

Ndërkohë pronari i shtëpisë është nxjerrë nga banesa nga shërbimet zjarrfikëse pa pësuar lëndime./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.