I zoti i shtëpisë po izolonte tarracën dhe harroi bombulën ndezur/ Merr flakë banesa në Vlorë

Një bombël gazi e lënë e hapur, është bërë shkak i një zjarri në një banesë në Vlorë.   Familjarët njoftuan zjarrfikësit të

Tetor 9, 2023 - 17:00
 0
I zoti i shtëpisë po izolonte tarracën dhe harroi bombulën ndezur/ Merr flakë banesa në Vlorë

Një bombël gazi e lënë e hapur, është bërë shkak i një zjarri në një banesë në Vlorë.

 

Familjarët njoftuan zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë, por për shkak të rrugicës së ngushtë, zjarrfikësja është ndalur më larg vendit të ngjarjes.

 

Efektivët zjarrfikës kanë mundur të normalizojnë situatën, ndërsa asnjë familjar nuk është lënduar.Mësohet se i zoti i shtëpisë po izolonte tarracën e godinës 2 katëshe, ndërsa kish harruar bomblën e gazit ndezur.

 

Paraprakisht mësohet se zjarri ka shkrumbuar tërësisht një barakë ,ngjitur me ndërtesën

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.