Identifikohen 4 raste zjarrvënie në Durrës, 2 të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Durrësit pas identifikimit të 4 rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Hamallaj, Agonas dhe Bago. Në pranga ranë H. X., 69 vjeç dhe A. V., 49 vjeç, të dy banues në fshatin Hamallaj, pasi kanë ndezur zjarre për […]

Tetor 4, 2023 - 11:15
 0
Identifikohen 4 raste zjarrvënie në Durrës, 2 të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Durrësit pas identifikimit të 4 rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Hamallaj, Agonas dhe Bago.

Në pranga ranë H. X., 69 vjeç dhe A. V., 49 vjeç, të dy banues në fshatin Hamallaj, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 10 dynym tokë arë, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.

Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë Xh. Ç., 60 vjeç dhe E. B., 61 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave në fshatrat Agonas dhe Bago, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 1.4 dynym tokë arë dhe tokë e mbjellë me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.