Identifikohen autorët e zjarrvënies në Tepelenë, arrestohet 48-vjeçari

Policia ka identifikuar tre autorët e zjarrvënies në Tepelenë. Si pasojë është vënë në pranga një 48-vjeçar dhe janë proceduar të lirë dy

Shtator 25, 2023 - 09:35
 0
Identifikohen autorët e zjarrvënies në Tepelenë, arrestohet 48-vjeçari

Policia ka identifikuar tre autorët e zjarrvënies në Tepelenë. Si pasojë është vënë në pranga një 48-vjeçar dhe janë proceduar të lirë dy të tjerë. 48-vjeçari i arrestuar dyshohet se ka ndezur zjarr për hapjen e kullotës dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe kullote me bimësi të egër.

 

Në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë identifikuar autorët e 3 rasteve të evidentuara në fshatrat Dorëz, Turan dhe Dhëmblan.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.