Identifikohet shqiptarja e vrarë në mes të rrugës në Greqi, shpallet në kërkim ish-bashkëshorti

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 40-vjeçare shqiptare u gjet e pajetë në rrugë. Sipas informacioneve, 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj, i cili tashmë është në shënjestër të autoriteteve dhe në kërkim. Ankesa e parë është bërë në […]

Maj 16, 2024 - 09:35
 0
Identifikohet shqiptarja e vrarë në mes të rrugës në Greqi, shpallet në kërkim ish-bashkëshorti

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 40-vjeçare shqiptare u gjet e pajetë në rrugë.

Sipas informacioneve, 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj, i cili tashmë është në shënjestër të autoriteteve dhe në kërkim.

Ankesa e parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta shumë më vonë, të Shtunën e Madhe në AT Peristeri. Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë.

Trupi i 40-vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.