Identifikohet trupi pa kokë në Xarrë, ekspertiza rrëzon dyshimet për dy shokët e zhdukur

Adnant Jaupi është 53-vjeçari nga Elbasani, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, Konispol. 53-vjeçari nga Elbasani punonte si

Nëntor 16, 2023 - 09:45
 0
Identifikohet trupi pa kokë në Xarrë, ekspertiza rrëzon dyshimet për dy shokët e zhdukur

Adnant Jaupi është 53-vjeçari nga Elbasani, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, Konispol. 53-vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës. 53-vjeçari, Adnant Kaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur.

 

Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij. Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja. Vendi ku u gjet trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar, por i pa groposur, u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 m dhe gjatësi 3-4m. Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi. Sipas burimeve mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale.

 

 

Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Identifikimi i kufomës që i përket 53-vjeçarit, Adnant Jaupi nga Elbasani, shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të  tyre.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.