“Ik shiko hallin se nuk më bën gjë mua”. Lihet në burg Rei Meta, zbardhet debati me biznesmenin të cilit i mori jetën
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Rei Metën. 33-vjeçari akuzohet për vrasje nga pakujdesia. I riu vrau biznesmenin e ndërtimit, Armando Meshau. Mes të dyve pati një përplasje fizike në një qendër interneti. Viktima, 55-vjeçari Meshau, ishte ulur në një prej kompjuterëve të internet kafesë, ndërsa autori i qëndronte […]
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Rei Metën.
33-vjeçari akuzohet për vrasje nga pakujdesia. I riu vrau biznesmenin e ndërtimit, Armando Meshau. Mes të dyve pati një përplasje fizike në një qendër interneti.
Viktima, 55-vjeçari Meshau, ishte ulur në një prej kompjuterëve të internet kafesë, ndërsa autori i qëndronte afër në këmbë.
Fillimisht ata debatuan me fjalë, ndërsa në një moment, Meshau ngrihet dhe godet me grusht të riun Rei Meta.
Ndërkohë mediat kanë zbardhur dosjen e plotë të vrasjes së ndërtuesit Armando Meshau nga Rei Mata.
Ky i fundit, sipas dëshmisë së tij, ka treguar se kishte shkuar në Vlorë për të takuar një mikun e tij dhe aty kishte takuar viktimës, ku e kishte ftuar për kafe, por ky i fundit e kishte refuzuar duke i thënë se “kishte punë”.
Rei Meta: Hajde pimë një kafe dhe të flasim për kontratën që kemi
Armando Meshau: Nuk kemi se çfarë flasim bashkë
Rei Meta: Kemi kontratën që kam për të marrë një pronë
Armand Meshau: Ik shiko hallin se nuk më bën gjë mua
Rei Meta: Hajde të ulemi dhe të flasim dhe të merremi me gjyqe, hajde flasim
Më pas, Meshau ka ikur në një internet kafe, ku ka vijuar sërish debatin.
Rei Meta: Të kam paguar për shërbimin, dua dokumentet
Armando Meshau: Jo me mua këto muhabete
Rei Meta: Fol pak më qetë me mua se ka dhe njerëz të tjerë përreth që nuk na njohin
Armando Meshau: Seriozisht e ke ti?
Ka qenë edhe një nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes që ka konfirmuar se debati mes tyre ka qenë për prona. Referuar dosjes, Meta pasi e ka qëlluar me grusht është larguar nga vendi i ngjarjes, por ishte dorëzuar në Polici, pasi kishte mësuar se Meshau kishte ndërruar jetë.
“Kam nënshkruar një kontratë sipërmarrje si komision për gjetjen e një trualli në Radhimë, ku do të ndërtonte Armando, ndërkohë që unë do të shpërblehesha me 60 m2 apartament dhe në këmbim do i jepja Armandos 7000 euro“, ka dëshmuar Meta.
Sipas tij, kontrata është bërë në vitin 2020, dhe ndërkohë edhe pse pallati ishte ndërtuar, Armando nuk i kishte dhënë “atë që i takonte”.
/a.r
What's Your Reaction?