Ikën “Ciaran”, vjen “Domingos”! A do preket Shqipëria nga stuhia e fortë?

Evropa Jugperëndimore po përgatitet për stuhinë e dytë të madhe që vjen nga Atlantiku. “Domingos” tashmë po shkakton erëra të forta dhe dallgë të larta në Francë, Spanjë dhe Portugali. Në Francë, një alarm portokalli është vendosur përgjatë bregut të Atlantikut, dhe gjithashtu në “Pas-de-Calais”, për shkak të erërave që arritën deri në 150 km/h […]

Nëntor 5, 2023 - 19:05
 0
Ikën “Ciaran”, vjen “Domingos”! A do preket Shqipëria nga stuhia e fortë?

Evropa Jugperëndimore po përgatitet për stuhinë e dytë të madhe që vjen nga Atlantiku.

“Domingos” tashmë po shkakton erëra të forta dhe dallgë të larta në Francë, Spanjë dhe Portugali. Në Francë, një alarm portokalli është vendosur përgjatë bregut të Atlantikut, dhe gjithashtu në “Pas-de-Calais”, për shkak të erërave që arritën deri në 150 km/h të shtunën në mbrëmje.

Domingos vjen pas Ciaran, stuhi jashtëzakonisht e fortë, e cili ende nuk është qetësuar plotësisht. Duke u endur në Detin e Veriut, stuhia ka prekur motin në të gjithë kontinentin, me numrin e të vdekurve që u rrit në 19 të shtunën. Ciaran solli reshje rekord në Itali, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në disa provinca të Toskanës, ndërsa probleme të shumta shkaktoi edhe në Shqipëri.

Stuhia preku vendin tonë ditën e premte, teksa nuk dihet nëse edhe “Domingos” do të kalojë në Shqipëri.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.