Ikja nga kjo botë e një komunisti demokrat

Ndërroi jetë dje në moshën 98-vjeçare, ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano. Ai lindi në Napoli më 29 qershor 1925 dhe menjëherë pasi u regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë të universitetit të qytetit të madh të Italisë së Jugut, u bë anëtar i Partisë Komuniste Italiane. Veprimtarinë antifashiste e kishte zhvilluar që nga viti 1942. Ai […]

Shtator 24, 2023 - 21:40
 0
Ikja nga kjo botë e një komunisti demokrat

Ndërroi jetë dje në moshën 98-vjeçare, ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano. Ai lindi në Napoli më 29 qershor 1925 dhe menjëherë pasi u regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë të universitetit të qytetit të madh të Italisë së Jugut, u bë anëtar i Partisë Komuniste Italiane. Veprimtarinë antifashiste e kishte zhvilluar që nga viti 1942.

Ai u zgjodh për herë të parë deputet në vitin 1953 dhe mbeti deputet i parlamentit italian, me përjashtim të një mandati të vetëm legjislativ, deri në vitin 1996.

Linja e tij, brenda Partisë Komuniste Italiane, ishte e moderuar, e hapur për dialog me socialistët, forcat përparimtare të qendrës, por edhe me Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1992, Giorgio Napolitano u zgjodh president i parlamentit italian, ndërsa në vitin 2005 u emërua nga presidenti i atëhershëm i Republikës, Carlo Azeglio Ciampi, senator i përjetshëm.

Më 10 maj 2006 u zgjodh president i Republikës italiane dhe pas përfundimit të mandatit të tij, në vitin 2013, për shkak të pamundësisë së parlamentit për të rënë dakord për zgjedhjen e një personaliteti të ri, Napolitano pranoi të rizgjedhej për një afat të kufizuar. Ai dha dorëheqjen më 14 janar 2015 dhe u pasua nga Sergio Mattarella si President i Republikës.

Si president i Republikës, atij iu kërkua të menaxhonte fazat kritike të historisë së fundit italiane, veçanërisht dorëheqjen e Silvio Berlusconit si kryeministër dhe pasimin e tij nga ekonomisti teknokratik Mario Modi, në nëntor 2011.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.