IKMT aksion në Vlorë/ Nis prishja e objekteve, për t’i hapur rrugë projektit që lidh transballkaniken me portin

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT)  ka nisur këtë të enjte prishjen e objekteve në zonën e Skelës. Mësohet se prishja e objekteve po bëhet për t’i hapur rrugë dhe projektit që lidh transballkaniken me Portin e Vlorës. Sakaq, raportohet se këtë të enjte janë prishur dy objekte, ndërsa pritet që aksioni të vijojë […]

Prill 4, 2024 - 17:40
 0
IKMT aksion në Vlorë/ Nis prishja e objekteve, për t’i hapur rrugë projektit që lidh transballkaniken me portin

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT)  ka nisur këtë të enjte prishjen e objekteve në zonën e Skelës.

Mësohet se prishja e objekteve po bëhet për t’i hapur rrugë dhe projektit që lidh transballkaniken me Portin e Vlorës.

Sakaq, raportohet se këtë të enjte janë prishur dy objekte, ndërsa pritet që aksioni të vijojë për disa ditë.

Parashikohet qe përfundimi i rrugës transballkanike te përmirësoje lëvizjen e mjeteve te transportit ne hyrje dhe dalje te qytetit te Vlorës dhe aktualisht po punohet per finalizimin e segmenti rrugor me gjatësi rreth 1,4 kilometra, i cili lidh rrugën transballkanike me superstradën Fier-Vlorë, një investim me vlerë rreth 346 milion lekë.

Por infrastruktura rrugore nuk do te jete e vetmja risi per sezonin turistik ne Vlore, pasi edhe porti i ketij qyteti i është nënshtruar rehabilitimit ne mënyre qe te mund te ankorohen anijet e mëdha turistike./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.