Ikona e sportit korçar, Topçiu, pëson arrest kardiak e ndërron jetë në spital. Ishte në një aktivitet të…!

Ndërron jetë ikona e sportit Korçar Veteran Topçiu. Ai pësoi arrest kardiak dhe pak momente më parë gjatë mbrëmjes së sotme ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Korçës. I lindur në Panarit të qytetit të Korçës, Topçiu mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, i datëlindjes 1943. Ishte takimi në “Fjalën […]

Nëntor 16, 2023 - 20:56
 0
Ikona e sportit korçar, Topçiu, pëson arrest kardiak e ndërron jetë në spital. Ishte në një aktivitet të…!

Ndërron jetë ikona e sportit Korçar Veteran Topçiu. Ai pësoi arrest kardiak dhe pak momente më parë gjatë mbrëmjes së sotme ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Korçës.

I lindur në Panarit të qytetit të Korçës, Topçiu mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, i datëlindjes 1943.

Ishte takimi në “Fjalën e ke ti” dhe duke diskutuar në mes të sallës Veteran Topçiu ka pësuar një arrest kardiak. Fatkeqësisht edhe pse menjëherë u transportua në spitalin e qytetit të Korçës, Veterani nuk ia doli.

Ka qenë kujdesi edhe i kryetarit të Bashkisë, Sotiraq Filo, i cili e ka shoqëruar Topçiun deri në spital, por mjekët nuk mundën të bënin më shumë për këtë “ikonë” të futbollit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.